Vllaznia kishte shprese se do ta bindte per t’u veshur kuqeblu, por nuk ka ndodhur keshtu. Ish- kapiteni i Kukesit Gjelbrim Taipi ka bere nje tjeter zgjedhje teksa do te vazhdoje te luaje serish ne Shqiperi por per nje skuader tjeter.

Mesfushori i njohur ka zgjedhur qe te luaje per ekipin e Partizanit dhe si rrjedhoje pak minuta me pare eshte zyrtarizuar nga vete klubi i kuq.

Ish-kapiteni i Kukësit, ka firmosur me kampionët në fuqi të Superiores, kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

NJOFTIM I KLUBIT:

Partizani zyrtarizon afrimin e Gjelbrim Taipit në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos.

Taipi pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi, ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët e Shqipërisë. Mesfushori menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore.