Tek Vllaznia duket se diçka po ndodh kete sezon. Nuk ka ndeshje qe skuadra te mos kete mungesa te rendesishme dhe keshtu do te ndodhe edhe per takimin e sotem ndaj Partizanit do te kete serish te tilla.
Deri dje ne fakt, ashtu siç e beri te qarte edhe vete trajneri Josa ne konferencen per shtyp, te sigurta kane qene mungesat e Latifit, Bulatoviç dhe Juriç, por duket se atyre u eshte shtuar edhe nje tjeter.
“Shkodra Sport” meson se behet fjale per ate te mesfushorit Lorik Boshnjaku. Para stervitjes se djeshme ai ka ndjere shqetesime dhe si rrjedhoje stafi e ka lene pushim me idene per ta pare gjendjen e tij ne vijim, por duket se situata nuk ka qene e mire.
Boshnjaku ne fakt ka udhetuar me ekipin drejt kryeqytetit per ndeshjen e sotme por me shume te ngjare nuk do te jete ne gjendje te zbrese ne fushen e lojes, pikerisht per shkak te demtimit te pesuar.
Ne keto rrethana, stafit i duhet te ndryshoje serish formacionin dhe ne vend te Bosnjakut mbetet per t’u pare se kush do te luaje Marku apo Heriç./SHKODRA-SPORT.COM/