Tek skuadra kampione ne fuqi e vendit Egnatia merkatoja e janarit pritet te jete shume intensive. Behet fjale si per largimet ashtu edhe per afrimet sepse presidenti Demrozi deshiron ta mbaje serish pretendente ate per te synuar fitimin e titullit te dyte kampion rradhazi.

Ditet e fundit eshte folur per nje afrim te mundshem te ish-portierit te kombetares Etrit Berisha, por ne fakt nje tjeter pjestar i kombetares kuqezi mund t’i jape lamtumiren rrogozhinasve. Behet fjale per Federik Veselin.

Nje gje e tille eshte bere e ditur nga trajneri Edlir Tetova ne nje prononcim te tij per mediat ditet e fundit. Ai eshte shprehur se Veseli mund te rikthehet serish ne Itali dhe te firmose me nje skuader te Seria B. Gjithsesi kjo mbetet per t’u pare.

Drejtuesit e Egnatias po mundohen te mos gjenden te papergatitur nga nje largim i tille dhe padyshim qe do te tentojne te ofrojne nje tjeter lojtar ne skuader gjate ketyre diteve, ashtu siç po tentojne perforcime edhe per porten dhe repartet e tjera./www.shkodrasport.com/