Edhe në Francë është gjetur akordi për shkurtimin e rrogave të futbollistëve.
Në këtë moment kaq delikat për futbollin dhe botën për shkak të pandemisë Covid-19, gjatë ditës së sotme, sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, klubet e Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë arritur një kompromis.
Një shkurtim rrogash për futbollistët që mund të arrijë deri në 50% më pak.
Sigurisht, ishte negociuar për 70% por nuk u arrit dot kjo shifër, diçka që kanë bërë shumë klube në Spanjë.
Por, 50% do të jenë vetëm rrogat e larta,pasi ato më të ulëta deri në 20%./telesport/