Futbollisti shkodran Kevin Haveri nga dita e sotme do te jete pjese e nje skuadre tjeter. Behet fjale per ACR Messina e cila militon ne Seria C te futbollit italian. Nje transferte e tille vjen ne forme huazimi nga Torino, skuader qe zoteron kartonin e tij.

Ky transferim eshte bere i ditur nga klubi i tij i ri permes faqes zyrtare kur shkruan:

“ACR Messina njofton nënshkrimin me mbrojtësin Kevin Haveri. Futbollisti i datelindjes 2001 vjen si huazim nga Torino dhe do të jetë i lidhur me klubin bardheblu deri më 30.06.2025. Mire se erdhe Kevin Haveri!”

Haveri ne fazen e pare te kampionatit ka qene i huazuar tek nje skuader tjeter, Campobasso FC e cila po ashtu merr pjese ne Seria C te futbollit italian, ndersa tashme do te jete pjese e nje skuadre tjeter ku do te kerkoje te lere gjurme me aktivizimet e tij.