Pankina e Teutes duket se nuk po gjen “rehati” qe pas largimit te Edi Martinit. Humbja me Laçin mund t’i kushtoje stolin trajnerit Beldar Devolli. Sipas mediave, drejtuesit e Teutës pritet të mbyllin bashkëpunimin me teknikun gjirokastrit.
Në stolin e durrsakëve pritet të ulet Gugash Magani, i cili pak ditë më parë u largua nga drejtimi i Tiranës.
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare. Teuta renditet në vendin e parafundit me 24 pikë dhe rrezikon rënien në Kategorinë e Parë.
Bledar Devolli mori drejtimin e Teutës pak javë më parë, pas largimit të Edi Martinit. Në katër ndeshje në stolin e durrsakëve, tekniku numëron tre humbje dhe një barazim.
Teuta ndodhet ne pozita jo te mira ne tabelen e renditjes dhe per kete arsye, drejtuesit po tentojne te bejne te gjitha levizjet e mundshme per te gjetur qetesine ne pankine, por duket se “dermani” i vetem per te eshte Edi Martini, i cili ne fakt diten e djeshme u zyrtarizua ne krye te skuadres se Trepçes.