Herald Marku eshte gjithnje e me afer Vllaznise. Mesfushori shkodran i cili eshte pjese e Partizanit, duket se i ka ndare perfundimisht rruget me kete skuader dhe nga neser mund t’i bashkohet kuqeblu. Nje gje e tille konfirmohet per “Shkodra Sport” nga burime prane lojtarit.
Mesfushori i Partizanit Herald Marku eshte perfolur prej ditesh per nje ribashkim te mundshem me Vllaznine, edhe pse ka edhe nje vit kontrate me te kuqte.
Por mesa duket te dyja palet kane rene dakort per nderprerjen e kesaj kontrate dhe pritet qe Marku diten e neserme te jete prezent prane klubit Vllaznia.
Drejtuesit e ketij te fundit ne fakt e kane ndjekur situaten nga larg dhe nuk eshte aspak e vertete qe kane tentuar t’i bejne oferte lojtarit. Me shume ka qene ky i fundit qe ka shfaqur interes per t’u rikthyer ne Shkoder, nisur edhe nga fakti se me Partizanin ka patur pak hapesira aktivizimi. Dhe te Vllaznia e ka patur deren e hapur.
Gjithashtu “Shkodra Sport” ka mesuar se mesfushori Marku do i bashkohet ekipit kuqeblu per fazen pergaditoren e cila kete here do zhvillohet ne Austri.
Marinela MATIJA