Ka mjaftuar humbja 1-3 ndaj Flamurtarit dhe tek Besa ka “plasur”. Drejtuesit e saj kane bere nje analize te kesaj ndeshje dhe ne fund kane dale me konkluzionin se dy prej lojtareve me te rendesishem te skuadres nuk kane patur impenjimin e duhur.

Si rrjedhoje ndaj tyre eshte marre edhe nje vendim drastik. Sipas mediave behet e ditur se presidenti Nexhat Bizhdili ka përjashtuar nga skuadra Mentor Mazrekajn dhe Donald Mëllugjën.

Gazeta zbulon se të dy lojtarëve iu është komunikuar sot nga 10 mijë euro gjobë secilit, për mos impenjim në ndeshje.

Kujtojmë se Besa u mposht me rezultatin 3-1 nga Flamurtari. Kavajasit ndodhen në vendin e tretë të Kategorisë së Parë, duke qenë 9 pikë larg Flamurtarit pas 22 javësh.