Mbremja e sotme ka sjelle nje lajm shume te bukur per futbollin shqiptar. Ai padyshim që ja lumturuar të gjithë tifozët e Interit në Shqipëri. Ky lajm është dhënë nga emosioni “Gran Gol” në Oversport live nga San Siro. Gjatë transmetimit live të emisionit, drejtori i Oversport, Alban Xhihani zbulon se Interi do të zbresë në Shqipëri në muajin korrik.
“Po përgatitet me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, presidentit të Tibo, Adnand Mahmutaj dhe presidentit të Oversport, Massimiliano Rubin, po organizohet ardhja e Interit në muajin korrik. Data 16 korrik është data që po përflitet. Është pothuajse e bërë, pritet vetëm zyrtarizimi”, tha nga San Siro, Alban Xhihani.
Ndërkohë që sa i përket skuadrës kundërshtare, Kastriot Çaushi zbulon se skuadra me të cilën mund të përballet Interi është Partizani. Gjithsesi tashme mbetet vetem zyrtarizimi i kesaj ndeshje miqesore.
Ne kete menyre, pas Milanit e Realit qe paten ardhur per te zhvilluar miqesore ne Tirane, mundesuar nga Rezart Taçi, tashme eshte rradha e Interit per te ardhur per miqesore ne vendin tone dhe ky padyshim qe eshte nje lajm i mire.