Akademia Vllaznia shume shpejt do te behet me nje drejtor te ri. Ne fakt ai nuk do te jete italian siç u pat deklaruar pak kohe me pare, pikerisht per shkak te mosarritjes se akordit me ish- drejtorin e Akademise se Torinos.
Burime nga klubi shkodran per gazeten “Shkodra Sport” bejne te ditur se drejtori i ri i Akademise se tij pritet te jete kete here nje boshnjak qe ka lindur ne Novi Pazar. Behet fjale per Sead Halilagiç.
Ai ka nje karriere te pasur si futbollist, por nderkohe pas perfundimit te karrieres, ka nisur pune si drejtues dhe ka arritur ne nivele te larta teksa per dy vite rresht ka qene edhe drejtor i Akademise se klubit te njohur turk Beshiktash.
Gazeta meson se me Sead Halilagiç akordi eshte arritur dhe shume shpejt pritet prezantimi i tij. Klubi shkodran e ka bere te qarte se Akademia ka hyre ne nje faze ristrukturimi dhe per kete arsye ne krye te saj eshte vendosur nje njeri me shume pervoje dhe nivel./SHKODRA-SPORT.COM/