Vllaznia do te luaje neser ndaj Laçit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe sigurisht qe objektivi i saj do te jete fitorja pavaresisht mungesave qe do te kete. Ky takim do te luhet pa pranine e tifozeve per shkak te denimit te fushes se kurbinasve.

Duhet thene se ne rradhet e skuadres se Laçit per kete ndeshje do te jete edhe nje shkodran. Ne fakt ai pritet ta nise nga stoli, por do te ndalemi tek ai sepse kemi te bejme me nje emer te njohur. Behet fjale per portierin Marco Molla.

22 vjeçari qe pat arritur te firmoste nje kontrate profesioniste me Bolonjen tre vjet me pare, ka kaluar kohet e fundit momente te veshtira dhe si rrjedhoje mbase ka vene ne dyshim edhe te ardhmen e karrieres se tij. Por pikerisht ne keto momente ka qene menaxheri shkodran Benardin Kulla qe “e ka marre ne dore” duke i propozuar fillimisht te vinte tek ekipi i Laçit.

Ai ka disa kohe qe eshte bere pjese e kesaj skuadre dhe gradualisht ka arritur te kape formen e tij me te mire. Neser si rrjedhoje per here te pare do te grumbullohet per ndeshje duke qene fillimisht i gatshem ne pankinen e kurbinasve.

Portieri qe eshte shpallur nenkampion Europe me Italia U17, me pas siç dihet vendosi te perfaqesonte Shqiperine dhe u be pjese e kombetares U21, por ketu u nderpre gjithçka. Me shume siguri, ngjitja e tij do te filloje shume shpejt. Ai ka te dhena te jashtezakonshme dhe eshte e sigurte qe Molla do te rikthehet te luaje ne nivele te larta./www.shkodrasport.com/