Nga Maringlen ZHIVANI

Matias Tatangelo është trajneri i ri i Apolonisë. Pas largimit të Sedat Pajazitit, presidenca e fierakëve ka gjetur akordin dhe ka firmosur me italo-argjentiasin, që deri para pak javësh ishte në drejtimin e Shirokës.

Tatangelo është një trajner 39-vjeçar me shumë përvojë, i cili më përpara ka punuar me ekipe të ndryshme në Superligën e Ekuadorit, në Peru, Kolumbi dhe Argjentinë.

Kjo do jetë hera e dytë për italo-argjentiasin që do drejtojë një ekip në Shqipëri, pas aventurës me Shirokën.