Skuadra e Lirisë së Prizrenit i ka dhënë fund dilemave për trajnerin e ri pas largimit të teknikut turk që kishin më parë. Kështu, stoli i është besuar ish-teknikut të Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

Drejtuesit e klubit kosovar kanë zgjedhur 61-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte njëri nga dy kandidatët kryesorë për këtë detyrë, së bashku edhe me Bledi Shkëmbin.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe Jonuz ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit, ku misioni i tij do të jetë mbijetesa. Trajneri maqedonas tek Liria e Prizrenit do të gjejë edhe një shkodran, pikërisht mesfushorin Klaudio Leka. Jonuz ka punuar në shumë skuadra, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Rabotniçkin e Podebën.

Ka punuar edhe në Qipro e Greqi, te skuadrat Nea Salamis, Famagusta e Aiginiakos. Gjithashtu, ai ka qenë edhe trajner i Vllaznisë, ndërsa së fundmi ka drejtuar në Katar skuadrën e Lusailit. Jonuz prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka qenë trajnerii Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka drejtuar edhe ekipin U21 për gjashtë vjet.

Kujtojmë që pjesë e skuadrës prizrenase është për të dytin sezon me rradhë edhe mesfushori shkodran Klaudio Leka si dhe sulmuesi nga Bajza Klevis Dragaj që është i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit./SHKODRA-SPORT.COM/