Kur kane mbetur edhe diçka me shume se tre jave nga starti i kampionatit te Kategorise Superiore, ende jane disa gjera te paqarta ne lidhje me transmetimin e ndeshjeve te tij, por edhe i emrit te kampionatit. Tashme eshte bere fakt i kryer qe nuk do te quhet me “Abissnet Superiore” ngaqe kontrata me kete operator ka perfunduar dhe Federata ka hapur ankandin per emrin e ri.

Por nje tjeter dileme eshte ajo se ne cilin ekran do te transmetohen ndeshjet. Sipas mediave, me shume mundesi, ndeshjet e sezonit te ri do te mund t’i shohim ne ekranin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Në vitet e fundit, transmetimi i futbollit vendës në Shqipëri ka kaluar sa në një kanal te tjetri dhe askush nuk e ka mbajtur më shumë sesa një sezon. Së fundmi kampionati shqiptar u transmetua nga “MCN TV”, por kur mbeten më pak se sa 4 javë nga starti i sezonit nuk ka asnjë konfirmim për vazhdimësinë.

Burime prane Federates bejne te ditur se kontrata me kete operator televiziv do te prishet sepse ai nuk ka qene korrekt me zbatimin e saj nga ana financiare dhe prandaj pritet te hapet nje gare e re per te shpallur fituesin dhe RTSH eshte per momentin ne “pole position”./www.shkodrasport.com/