Bekim Balaj eshte blerja e bujshme e Vllaznise ne merkaton e janarit dhe jo vetem. Sulmuesi i kombetares shqiptare konsiderohet ndoshta perforcimi me i rendesishem i kuqebluve ne gjithe keto vitet e fundit dhe sigurisht qe te gjithe jane te lumtur.

Nderkohe, sulmuesi shtatelarte ka hedhur firme mbremjen e djeshme por prezantimi i tij eshte lene per t’u bere diten e hene. Kjo konfirmohet nga vete klubi shkodran permes nje njoftimi te shperndare per mediat pak minuta me pare.

Do te jete ora 10.30 e dites se neserme kur Balaj do te dale para gazetareve bashke me drejtuesit e klubit, por kuptohet bashke edhe me trajnerin Josa qe do te flase ne pragndeshjen e kupes, ate ndaj Bylisit qe do te luhet diten e marte ne Ballsh.

Ne kete menyre ne Shkoder per momentin te gjithe jane te lumtur. Presidenti Xhaferi e mbajti premtimin per te bere nje goditje te bujshme ne merkato dhe ende nuk eshte e qarte nese do te kete edhe ndonje tjeter apo jo. Me shume mundesi kjo do te mesohet gjate konferences se neserme./SHKODRA-SPORT.COM/