Percaktimi i tete skuadrave qe do te vijojne me tej rrugetimin e tyre ne edicionin e sivjetem te Kupes se Shqiperise do t’i lere tani vendin hedhjes se shortit per percaktimin e kater çifteve te turit çerekfinal te ketij kompeticioni.

Gazeta meson se nje gje e tille do te ndodhe neser (e premte) ne oren 11:00 ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit dhe ne te jane te ftuar te marrin pjese perfaqesuesit e te tete skuadrave qe do te garojne ne vazhdim te Kupes se Shqiperise me objektivin e qarte per te tentuar fitoren e ketij trofeu.

Siç ka bere te ditur vete FSHF qe mbreme, skuadrat e kualifikuar do te jene te ndara ne dy vazo. Ne te paren do te jene Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skenderbeu dhe ne vazon 2 do te jene Laçi, Dinamo, Bylis dhe Elbasani.

Kjo do te thote se kundershtari i Vllaznise ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise te ketij sezoni do te jete njera prej ketyre kater skuadrave, pra Laçi, Dinamo, Bylis dhe Elbasani. Ne ndryshim nga turi i kaluar, kete here ndeshjet do te jene me sistem vajtje- ardhje dhe ato do te luhen gjate muajit shkurt./www.shkodrasport.com/