Ne Shkoder eshte rizgjuar entuziasmi rreth ekipit te basketbollit te Vllaznise dhe emocionet qe perjetuan ne fitoren ndaj Tiranes ne gjysmefinale, e tregojne me se miri kete gje.

Por nga ana tjeter, tashme e gjithe vemendja eshte spostuar tek ndeshjet e turit final. Ndryshe nga gjysmefinalet kur ne turin tjeter shkoi ajo skuader qe fitonte dy ndeshjet, tashme per t’u kurorezuar kampion duhen fituar tre ndeshje nga pese sfidat e mundshme.

Nderkohe pak minuta me pare, Federata Shqiptare e Basketbollit ka publikuar edhe daten dhe oren se kur do te luhet finalja e pare e basketbollit te meshkujve ne mes Teutes dhe Vllaznise.

Ajo do te luhet diten e shtune ne oren 19.00 ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit. Kjo nuk do t’i pengoje tifozet shkodrane te udhetojne per te mbeshtetur Vllaznine ne kete finale te pare.

Trajneri Bekteshi dhe kapiteni Shestani ne prononcimet e tyre te fundit jane shprehur se objektivi i Vllaznise do te jete fitimi i titullit kampion. Teuta ne fakt konsiderohet favorite, por shkodranet ne ndeshjet e fundit kane treguar nje forme shume te mire dhe kjo e ben me te mundshem pretendimet e tyre per te fituar./SHKODRA-SPORT.COM/