Pasditen e sotme do te luhen ndeshjet e turit 1/8 te Kupes se Shqiperise dhe njera prej tyre eshte edhe ajo qe do te luhet duke filluar nga ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit.
Nderkohe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka perzgjedhur tashme edhe trupen gjykuese te ketij takimi ku kryesor do te jete lushnjari Laver Alla. Ai rikthehet serish ne Shkoder pas dy javesh kur pat drejtuar edhe ne ndeshjen e kampionatit ndaj Kukesit.
Asistente te tij do te jene dy lushnjaret e tjere Devis Korreshi dhe Edlir Malo ndersa arbiter i katert eshte caktuar Olti Çela po nga Lushnja. Vezhgues i arbitrave do te jete Ilirjan Kristo dhe delegat i Federates per kete takim eshte Uvi Zajmi.
Sakaq, nuk do te kete arbitra te sistemit VAR ngaqe ndeshje nuk do te transmetohet nga TV dhe per kete arsye, gjithçka do te vendoset ne fushe nga Alla dhe asistentet e tij./SHKODRA-SPORT.COM/