Trajneri i Butrintit Adriatik Faslliu ditën e sotme ka paraqitur dorëheqjen e tij duke mbyllur kështu para kohe kontratën me ekipin sarandiot. Faslliu mori drejtimin e Butrintit menjëherë pas largimit të dyshes Neritan Novi dhe Nalton Musta. Ndërsa prej një sezoni e gjysëm drejtonte Butrintit.
Në profilin e tij në Instagram, Faslliu shprehet se është një vendim i pa kthyeshëm. Nuk dihen arsyet që çuan trajnerin në këtë zgjedhje, por burime pranë tij bëjnë me dije se mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit, mund të kenë shtyrë teknikun drejt këtij vendimi drastik, por nuk përjashtohet mundësia edhe e problemeve financiare.
Butrinti nën drejtimin e Adriatik Faslliut është aktualisht në vendin e katërt dhe është pjesë e zonës play off për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit sarandiotët triumfuan me rezultatin 4 me 1 ndaj Maliqit.
Ndërsa sezonin e kaluar po në drejtimin e trajnerit, Adriatik Faslliu, Butrinti vetëm në ndeshjen e fundit siguroj pjesëmarrjen në play off aty ku u eliminua nga Luftëtari në Gjirokastër. Pas dorëheqjes së tij nuk dihet nëse ekipi do të vazhdoj të drejtohet nga Mariglen Nela apo drejtimin e skuadrës do e marrë ndonjë emër tjetër.