Stavri Nica nuk është më trajneri i Kastriotit, duke u larguar nga klubi krutan pas vetëm 7 ndeshjeve në krye të tyre. Vendin e teknikut 70-vjeçar do ta zërë ish-asistenti i tij.

Bëhet fjalë për Klevis Himën, i cili do të jetë në krye të Kastriotit për të paktën pjesën tjetër të sezonit, siç bëjnë të ditur dhe burimet pranë “Newsport.al”.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i Himës në krye të klubit krutan. Aventura e fundit e 32-vjeçarit ishte në stolin e skuadrës së Burrelit, të cilët i drejtoi në 23 takime.

Siç shikohet, ecuria e Stavri Nices nuk ishte ajo e duhura dhe si rrjedhoje largohet edhe njehere tjeter nga drejtimi i nje skuadre. Mbase mund te jete edhe hera e fundit qe ai trajnon nje ekip, por gjithsesi prej tij mund te presesh çfaredo.