Kapiteni i Vllaznia U17 Eugen Hebovija prej tre ditesh ndodhet ne Itali, aty ku ka zhvilluar edhe nje periudhe prove tek Akademia e Empolit. Nje gje e tille behet e ditur nga vete faqja zyrtare e Akademise Vllaznia ne te cilen shkruhet:
“Klubi Italian i Serisë A, Empoli, Akademia e Futbollit ka ftuar për provë, nga data 3-5 Shkurt 2025 lojarin e Akadenisë së Futbollit Vllaznia U17, Eugen Hebovija.
Gjatë kësaj periudhe Hebovija është shoqëruar nga Drejtori i Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe përgjegjës për zhvillimin e të rinjve z.Alban Hasani. Gjatë kësaj vizite z.Hasani është pritur nga Drejtori i Akademisë së Futbollit të Empolit z.Matteo Silvestri.
Dy drejtuesit kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkpunimit ku si hap i parë do të organizohet një ndeshje miqsore ndërmjet Empolit dhe Vllaznisë”.
Bashkepunime te tilla dhe dergimi i futbollisteve per testim tek nje Akademi si ajo e Empolit, padyshim qe eshte diçka shume pozitive dhe per futbollistet e tjere te Vllaznise per te rritur cilesine sportive sepse dyert e klubeve te njohura europiane mund te jene te hapura gjithmone per ta.(www.shkodrasport.com)
![](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2025/02/ALBAN-HASANI-EMPOLI-1.jpg)