Nga Maringlen ZHIVANI
Kapiteni i Vllaznia U-21, Gabriel Rroku eshte larguar zyrtarisht nga klubi kuqeblu. Qendermbrojtesi ka nderprere me mirekuptim kontraten me Vllaznine dhe ka terhequr letrat dhe dokumentacionin e nevojshem ne klubin shkodran dhe tashme, zyrtarisht eshte nje futbollist i lire.
Ne fakt, per te nuk ka munguar edhe interesi nga ekipe te tjera pas largimit nga Vllaznia U-21. “Shkodra Sport” ka mesuar se futbollisti shkodran ka pasur bisedime me klube te ndryshme ne Shqiperi, por edhe jashte saj.
Megjithate, gjithcka mbetet per t’u pare dhe zbuluar ne ditet ne vijim se cila do te jete e ardhmja e ketij futbollisti. Gjysmen e pare te ketij sezoni, Rroku ishte kapiten i Vllaznise U-21, ashtu sic edhe ne te kaluarin me ekipin e U-19.
Megjithate, duke mos pasur hapesira tek ekipi i pare, ai ka vendosur te largohet dhe ne vazhdim do te mesohet se ku do ta vazhdoje karrieren e tij qendermbrojtesi shkodran Gabriel Rroku./www.shkodrasport.com/