Sulmuesi i Vllaznise Kevin Dodaj jo vetem qe u shpall lojtari me i mire ne ndeshjen ndaj Egnatias, por ai ka zene se fundi vend edhe ne formacionin me te mire te javes se 13-te te “Abissnet Superiore” te publikuar se fundi nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas mendimeve te dhena nga stafi i trajnereve te ekipeve kombetare.

Ai eshte pjese e sulmit te ketij formacioni sebashku me Tedi Caren e Partizanit dhe Jarmouni te Tiranes. Nderkohe per mesfushen ne mes me te mireve jane zgjedhur Lushkja i Egnatias, Tresa i Laçit dhe Rrapaj i Partizanit.

Nga ana tjeter, katershja e me te mireve te kesaj jave per repartin e mbrojtjes perbehet nga Mjaki i Laçit, Kotebelli i Teutes, Marçelino Preka i Partizanit dhe Lulaj i Elbasanit. Nderkohe trajneri me i mire i javes eshte vleresuar Veselinoviç i Partizanit per ate fitore ndaj Dinamos qe i dha kreun te vetem te kuqve.

Per Kevin Dodajn ne kete menyre lajmet e mira vazhdojne. 19 vjeçari ne sezonin e tij te pare me Vllaznine po tregon nje forme shume te mire sportive dhe si rrjedhoje po merr vleresime te njepashmeshme./www.shkodrasport.com/