Pasi provoi dhe shfaqi deshiren per te marre drejtimin e Tiranes, Elbasanit apo ndonje skuadre tjeter ne Superligen shqiptare, Klodian Duro mund te rikthehet ne detyre ne kampionatin kosovar. Mediat atje bejne te ditur se ish- futbollisti i njohur i kombetares shqiptare eshte prane emerimit ne krye te skuadres se Suharekes.

Po sipas gazetareve kosovare, mes Duros dhe drejtuesve te klubit ka patur nje takim ku eshte diskutuar per mundesine e nisjes se bashkepunimit dhe ne oret ne vazhdim mund te zyrtarizohet emerimi i tij ne pankinen e Suharekes.

Kjo e fundit aktualisht ka mbetur pa trajner sepse Qendrim Kida eshte larguar pas ndeshjes se fundit me Gjilanin. Suhareka aktualisht mban vendin e shtate ne renditjes, shume poshte nga sa kane pretenduar drejtuesit e klubit ne fillim te sezonit, nisur edhe nga investimi qe kane bere.

Por mungesa e rezultateve ka sjelle edhe largimin e disa trajnereve dhe tashme duket se ka ardhur momenti i Klodian Duros. Megjithate duhet pritur deri tek zyrtarizimi i tij ne pankinen e kesaj skuadre.(www.shkodrasport.com)