Humbja e djeshme ne shtepi ndaj Bylisit duket se i ka kushtuar shume trajnerit te Erzenit te Shijakut Xhevahir Kapllani. Lajmet e fundit bejne te ditur se ai nuk do te jete me trajner i kesaj skuadre.

Nje gje e tille e ben te ditur Euronews Albania, sipas te cilit bordi drejtues është mbledhur në mbrëmje dhe ka vendosur për largimin e teknikut.

Shijakasit aktualisht kanë zbritur në vendin e 8-të në tabelë, ndërsa përgjegjësia ka rënë mbi Kapllanin. Në 3 ndeshjet e mbetura, Erzeni do të drejtohet nga zv/trajneri Deliallisi.

Nje situate e tille ka krijuar panik tek drejtuesit per rreshqitjen edhe me keq te skuadres drejt fundit te renditjes dhe renies nga kategoria. Megjithate, pritet fillimisht konfirmimi nga ana e klubit per shkarkimin apo jo te Kapllanit dhe nese kjo vjen, atehere mbetet per t’u pare edhe se kush do te jete trajneri i ri.