Dy dite me pare ne Shkoder u lajmerua krijimi i nje ekipi te ri futbolli, pikerisht i KF Shiroka. Nderkohe ne qytetin fqinj- Lezhe, po krijohet nje Akademi e re. Behet fjale per “AF Lissus”. Njeriu qe e ka ndermarre nje veprim te tille eshte nje emer i njohur ne kete qytet dhe jo vetem: Klajti Reçi.

Mbremjen e sotme, permes rrjeteve sociale ai ka lajmeruar gjithçka, duke shpalosur ne njefare menyre edhe objektivat dhe synimet qe kerkon te arrije me kete Akademi. Ja çfare shkruan Reçi per kete gje:

“Pas shume vitesh eksperience, sot dua te ndaj me ju formimin e Akademise te futbollit Lissus. Ndoshta nuk erdhi ne momentin me te mire te jetes time por ndonjehere gjerat keshtu vijne dhe s’na mbetet gje tjeter perveçse t’i pranojme ato.

Gjate gjithe kesaj rruge si trajner futbolli kam pasur dy parime, ndershmerine dhe pasionin dhe keto dyja qe jo pak me kane sjell problem por ja kam dale t’i mbaj ne kembe.

Dhe qellimet e mija jane qe femijeve t’iu krijojme nje ambjent i cili i ben te lumtur. Ne nuk krijojme futbolliste, por ne edukojme dhe ju tregojme se cila eshte disiplina dhe keto dyja jan rruga e vetme e cila ju krijone endrrat femijeve qe te behen futbollista dhe femijet kur besojne te endrrat, shuem prej tyre i realizojne ato.

Moshat qe ne kemi jane U5-U7-U9-U11-U13 vjeç. Per ta mbyllur dua te falenderoj çdo prind qe me besuan femijet ne keto vite dhe çdo njeri qe dhe me nje fjale me ndihmoi per hapjen e kesaj Akademie dhe ne fund familjen time qe jo pak e kam lodhur me futboll por qe besojne akoma te une”./www.shkodrasport.com/