Ne Shkoder ka shume nga ata qe merren me menaxhimin e futbollisteve, disa me licensa, te tjera pa to, por secili eshte munduar qe ne menyren e tij ta beje ashtu si duhet kete pune, per te ndihmuar futbollistet shkodrane per te luajtur ne Europe dhe anasjelltas, per te sjelle lojtare te huaj ne kampionatin shqiptar.
Por ne fakt, kompani menaxhimi ne Shkoder ka vetem nje dhe ajo eshte krijuar kohet e fundit. Si rrjedhoje ajo eshte me qender ne kete qytet dhe e rregjistruar ne organet tatimore dhe shteterore si biznes.
Behet fjale per “SBF Football Managment” shpk, e cila ka per administrator Fatmir Markun dhe president te saj Benardin Kullen, themeluesin dhe njekohesisht drejtuesin e Akademise “Djelmnia shkodrane”.
“SBF Football Managment” shpk eshte pjese e agjensise se njohur italiane te menaxhimit “BSP Football Agency” qe drejtohet nga menaxheri i njohur Silvio Pagliari dhe sebashku pritet qe te kete nje bashkepunim shume te frytshem ne te ardhmen, kryesisht te atyre shqiptare jashte vendit.
Pikerisht per kete arsye, kompania e re e krijuar ne Shkoder ka ngarkuar Fatmir Markun me detyren e zbuluesit te talenteve potenciale ne zonen e Shkodres. Njekohesisht ai por edhe presidenti Benardin Kulla jane rregjistruar prej disa ditesh ne kursin per skaute futbolli qe eshte duke zhviluar aktualisht Federata Shqiptare e Futbollit.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e “SBF Football Managment” shpk kane nisur te kontaktojne dhe madje kane firmosur edhe kontratat e para me futbollistet qe do te marrin ne patronazh dhe qe do te synojne t’i dergojne jashte vendit shume shpejt.
Gjergj KOLA