Kukësi e ka marrë shumë seriozisht këtë merkato dimri. Skuadra verilindore ka bërë disa afrime, ndërsa së fundmi ka zyrtarizuar lojtarin e radhës. Bëhet fjalë për Atdhe Rashitin, i cili është prezantuar mbrëmjen e sotme nga klubi kuksian.

Ai luan si sulmues dhe ka firmosur një kontratë që e lidh me verilindorët për 3 sezone e gjysmë. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit thuhej:

“WELCOME ATDHE RASHITI

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Atdhe Rashiti është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Francë vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Dornach teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Basel. Rashiti ka luajtur edhe me ekipe si Deportivo Alaves e Inter de Madrid në Spanjë dhe Black Star në Zvicër. Rashiti ka zhvilluar edhe një ndeshje me Shqipërinë U21.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Atdhe Rashiti dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Atdhe.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Atdhe Rashiti

Mosha: 23 vjeç

Gjatësia: 1.82 m

Kombësia: Shqiptar

Pozicioni: Sulmues”