Kukësi është skuadra që ka kryefjalën e momentit në Superiore, së bashku me Tiranën.
Verilindorët kanë zyrtarizuar një largim së fundmi teksa Albin Gashi nuk do të jetë më pjesë e ekipit.
Futbollisti 24-vjeçar shihej me shumë prespektivë pasi zgjodhi që të kalonte te verilindorët.
Megjithatë nën drejtimin e trajnerit Longo nuk ka pasur hapësirë që të tregojë aftësitë e tij, duke parë se lojtarët e tjerë po bënin shumë më mirë.
Për arsye familjare, lojtari është lënë i lirë për të shkuar në Austri.