Manchester United mund të jetë i përgatitur të punësojë një trajner gjerman për të zëvendësuar holandezin Erik ten Hag.Djajtë e Kuq thuhet se kanë qenë në bisedime me trajnerin në largim të Bayern Munichut, Thomas Tuchel, këtë javë.

Sipas mediumit Sky Germany, Djajtë e Kuq janë duke biseduar ende me ekipin e menaxherëve të Tuchel.Tuchel, i cili ka punuar te Chelsea në Ligën Premier, do të largohet nga Bayern pavarësisht përpjekjeve të klubit për ta bërë atë të qëndrojë.

Gazeta gjermane shton se prania e United në sfond po ndikon në atë vendim.

Ndërsa Tuchel mund të konsiderojë një kthesë të dytë për largimin e tij nga Bayern, ai është më i etur për të marrë vendin e punës te Man United nëse Ten Hag shkarkohet. /Telegrafi/