Pjesmarrja e Shqiperise per here te dyte ne finalet e Kampionatit Europian eshte pritur jashtezakonisht mire nga i gjithe ambjenti shqiptar kudo neper Bote. Por nga ana tjeter, pjesmarrja ne nje eveniment te tille eshte nje mundesi e mire edhe per futbollistet kuqezinj per te treguar vlerat e tyre.
Njekohesisht kjo pjesmarrje do t’u sherbeje edhe si “trampoline” per karrieren e tyre sportive. Si rrjedhoje disa prej lojtareve te kombetares shqiptare pritet te ndiqen me interes nga skaute dhe menaxhere te ekipeve te ndryshme.
Njeri prej me te kerkuarve duket se do te jete “zbulimi” i kombetares kuqezi Mario Mitaj. Ne adrese te tij kohet e fundit kane filluar shume oferta dhe nderkohe duket se e ardhmja e tij per momentin do te jete e fokusuar tek futbolli italian.
Mediat e ketij vendi bejne te ditur se Bolonja dhe Lazio jane dy ekipet qe po shfaqin me shume interes per mbrojtesin qe eshte nen kontrate me Lokomotiven e Moskes. Per futbollistin qe ne muajin gusht mbush 21 vjeç, me shume siguri do te kete edhe oferta te tjera.
Si rrjedhoje kjo periudhe do te jete shume e ngarkuar me bisedime per dy menaxheret e tij, Silvio Pagliari dhe Benardin Kulla sepse e sigurte eshte qe perpos dy skuadrave te mesiperme te Seria A, do te kete edhe te tjera qe do te hedhin syte nga talenti i kombetares shqiptare dhe padyshim qe perballja ndaj Italise do te jete nje test shume serioz per te ardhmen e tij./www.shkodrasport.com/