Mbrojtesi me origjine nga Shkodra Andreas Ndoj nga dita e sotme i eshte bashkuar skuadres portugeze Rio Ave. Drejtuesit e kesaj te fundit kane rene dakord me ato te Olimpiakosit qe zoterojne kartonin e tij, per ta huazuar deri ne fund te sezonit.

Kjo do te thote se shtatelarti 21 vjeçar me 30 qershor do te jete i detyruar ne baze te kesaj marreveshje qe te rikthehet ne Greqi, per te vazhduar kontraten me skuadren e njohur te ketij vendi, kontrate qe i skadon ne veren e vitit 2028.

Nje levizje e tille drejt Portugalise vjen me qellimin per te gjetur me shume hapesira aktivizimi sepse ne kampionatin grek kete sezon ka luajtur vetem 6 ndeshje. Nderkohe tek Rio Ave, skuader qe luan ne Superligen portugeze, Ndoj pritet qe luaje vazhdimisht si titullar dhe kjo do ta ndihmonte per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale.

Kujtojme qe Andreas Ndoj kohet e fundit ka debutuar edhe me kombetaren greke me te cilen ka luajtur ne dy ndeshje dhe si rrjedhoje nje aktivizim me i madh ne kampionatin portugez do ta ndihmonte per te qene edhe me prane kesaj kombetareje./www.shkodrasport.com/