Ndonese ka mbajtur shiritin e kapitenit dhe ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem, Serjan Repaj nuk ka pritur hapjen e merkatos per t’u larguar nga skuadra e Apolonise. Mbrojtesi shtatelarte ka njoftuar permes faqes se tij ne rrjetet sociale “divorcin” me fieraket.
“Pershendetje! Nga sot nuk jam me pjese e KF Apolonia. Falenderoj presidentin Koço Kokedhima per mundsien qe me dha qe te rritesha si prefesionist ne ate klub.
Falenderoj trajnerat qe me kane stervitur dhe gjithe stafin e ekipit. Falenderoj gjithe shoket e ekipit Zoti ju dhashte sukses te gjitheve. Falenderoj gjithe tifozet dhe gjithe qytetin e Fierit qe me kan ba me u ndje si ne shtepi keto 4 vite”- shkruan ai.
Tashme mbetet per t’u pare se ku do te vazhdoje karriera e ketij futbollisti. Gjate veres ne fakt u perfol kalimi i tij tek Skenderbeu, megjithate duhet pritur janari per te mesuar me shume per te ardhmen e tij./www.shkodrasport.com/