Merr fund telenovela “Esat Mala”. Mesfushori nga Prizreni nga sot eshte zyrtarisht futbollist i Vllaznise edhe me dokumentacion dhe ne kete menyre do te jete i gatshem per trajnerin Josa qe kete te diele per ndeshjen ndaj Kukesit, gjithmone nese ai vendos ta grumbulloje.

“Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar gjate dites se sotme se kjo procedure do te mbyllej dhe nga sa mesohet, çdo gje tashme ka marre fund dhe lojtari eshte rregjistuar me skuadren shkodrane ne sistem.

E gjithe zhurma duket se ka patur te beje me problemin e sistemit te FIFA-s por edhe me nderhyrjen e ketij institucioni palet kane zgjidhur edhe mosmarreveshje per menyren si duhej bere rregjistrimi i lojtarit dhe prandaj sot Federata Shqiptare e Futbollit duke ndjekur kete udhezim, e ka kryer si procedure.

Ne kete menyre Esat Mala do te mundet te luaje qe prej dites se diele me Vllaznine, gjithmone nese stafi teknik bindet per kondicionin e tij fizik. Lojtari vleresohet shume per cilesite qe ka dhe jo me kot eshte kerkuar me insistim nga ana e trajnerit Josa per ta patur ne skuader./SHKODRA-SPORT.COM/