Altin Kryeziu ka zyrtarizuar largimin nga Laçi. Mesfushori 23-vjeçar falenderon kurbinasit për aventurën e tij në Shqipëri.
Mesfushori nuk ishte pjesë e skuadrës prej ndeshjes me Tiranën, më 21 dhjetor. Te Laçi u afrua në verën e vitit 2023.
Kjo ishte dhe aventura e tij e parë në Shqipëri. Tashmë mbetet për t’u parë ku do e vazhdojë karrierën.
Kryeziu ka luajtur një sezon e gjysëm në kampionatin shqiptar dhe ka arritur të tregojë vlerat e tij, megjithatë edhe nisur nga ecuria jo e mirë e Laçit, gjërat nuk i kanë shkuar ashtu si duhet dhe ndoshta kjo ishte dhe arsyeja pse ai ka vendosur të largohet nga kjo skuadër