Mesfushori shkodran Paulo Pjeshka deri ne fund te ketij sezoni nuk do te luaje me me Flamurtarin, pasi do te huazohet tek skuadra tjeter e kategorise se pare, Korabi.

Nje gje e tille behet e ditur nga ana e vete klubit vlonjat qe e ka lajmeruar permes faqes zyrtare huazimin e 21 vjeçarit shkodran tek skuadra dibrane, ashtu siç ka lajmeruar edhe nderprerjen e bashkepunimit me futbollistin tjeter Ali Adem.

Huazimi i Paulo Pjeshkes tek Korabi duket se vjen nga fakti qe mesfushori i krahut nuk ka per momentin shume hapesira aktivizimi dhe pikerisht per kete arsye, eshte pare e arsyeshme qe ai te luaje ne nje skuader tjeter ku te kete me shume mundesi per te luajtur.

Kujtojme qe Pjeshka eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia dhe madje firmosi edhe kontrate me ekipin e pare te Vllaznise, por prej nje sezoni e gjysem ai iu bashkua Flamurtarit, ndersa tashme do te jete pjese e Korabit i cili behet i treti ekip me te cilin do te luaje ne karrieren e tij.