Tirana do të vazhdojë “shtegtimin” edhe në sfidën ndaj Vllaznisë, takim që do të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00. Pas derbit me Dinamon të zhvilluar në Vlorë dhe sfidës me Laçin të luajtur në Korçë, tashmë bardheblutë vijnë më afër kryeqytetit.
Kështu Klasikja e Shqipërisë do të luhet në “Elbasan Arena”. Diçka të tillë e ka zbuluar presidenti i shkodranëve Alban Xhaferi në “Rubrikën Sportive” në RTSH.
Padiksutim që ky është një lajm i mirë mes gjithë kësaj çështjeje, pasi Klasiken do të luajnë më afër kryeqytetit dhe mbështetja e tifozëve pritet të jetë me e madhe në krahasim me sfidat e zhvilluara në Vlorë dhe Korçë.
Sigurisht që idealja do të ishte që kjo përballje të luhej në kryeqytet, pasi është një nga sfidat më me rivalitet në historinë e futbollit shqiptar, ku sfidohen mes tyre dy klubet më me histori. Gjithsesi pavarësisht gjithçkaje pritet zyrrtarizimi i stadiumit nga Tirana.