Ndeshja e kesaj jave Laçi- Vllaznia mund te mos luhet ne stadiumin e qytetit te Laçit. Ky eshte lajmi me i fundit qe ka qarkulluar pasditen e sotme dhe tashme pritet konfirmimi perfundimtar i institucionit te futbollit shqiptar.
Mësohet se shkaku per kete spostim te mundshem është rimbjellja e barit të fushës së stadiumit “Laçi”. Ky proces ka dy jave qe eshte kryer dhe tashme pritet te shihet gjendja e tij ne ditet ne vazhdim.
Gjithsesi, ndryshe nga stadiumet e tjera, fusha e Laçit është integruar shumë mirë gjatë këtyre ditëve dhe drejtuesit shpresojnë ta kenë gati deri të shtunën, në rast të kundërt do të duhet të gjejnë një fushë tjetër, me shumë mundësi në Tiranë, ku “Arena e Demave” është një opsion.
Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare. Laçi-Vllaznia e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë Superiore, ka si start orën 14:00 të datës 19 tetor. Me shume mundesi çdo gje do te vendoset diten e neserme por pavaresisht ketij fakti, kjo ndeshje do te luhet pa tifoze sepse ekipi i Laçit eshte i denuar.