Të gjithë e presin të shkojë te Çelsi, por e ardhmja e Elseid Hysajt mund të jetë në Spanjë. Sipas gazetarit italian, Françesko Romano, burime pranë klubit kanë konfirmuar se tanimë është Atletiko Madrid që ka nisur bisedimet për të afruar futbollistin e përfaqësueses shqiptare.
“Kemi mësuar sot pasdite që për Hysajn ka hyrë në garë me forcë Atletiko Madrid i “Çolo” Simeones. Kanë filluar kontaktet e para me menaxherin e lojtarit, Mario Xhiufredi. Menaxheri ka qenë plotësisht i gatshëm për të diskutuar transferimin e tij në Madrid, me Napolin që është gati gjithashtu të dëgjojë ofertat.
Atletiko Madrid e cilëson Hysajn një element të aftë për fazën mbrojtëse dhe skuadra e Simeones dihet nga të gjithë që ka shumë prioritet ekuilibrin në prapavijë.
Transferimi i mundshëm konkretizohet ndoshta që në merkaton e janarit. Flitet për një shifër transferimi prej 40 milionë eurosh”, tregoi ai diskutimet e fundit rreth të ardhmes së lojtarit. /vipsport/