FSHB ka konfirmuar se basketbollisti amerikan Christian Jalon Massinburg ka marrë nënshtetësi shqiptare dhe mund të luajë me kombëtaren kuqezi të në të ardhmen.
Në fakt, trajneri Erkand Karaj synonte që ta kishte në dispozicion 27-vjeçarin që luan në Turqi që në ndeshjet e fundit të fazës para-eliminatore të botërorit 2027, por kjo gjë nuk u bë e mundur.
Vetëm ditët e fundit presidenti i Republikës ka firmosur dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Christian Jalon Massinburg. Ai luan në Turqi me ekipin e Bahcesehir, ndërkohë që ka luajtur edhe në Qipro e Itali.
I gjatë 1.96 metra, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme e kombëtares kuqezi në të ardhmen. Kjo nuk është hera e parë që në radhët e kombëtares së basketbollit afrohen lojtarë amerikanë./telesport/