Vllaznia eshte shume prane akordit me nje mbrojtes kosovar. Jane mediat atje qe e bejne te ditur nje gje te tille, madje konsiderohet fakt i kryer. Ka qene Dueli Sportiv qe mbremjen e sotme ka shkruar:

“Melos Bajrami largohet nga SC Gjilani, pritet t’i bashkohet skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës.

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit 22 vjeçar për të forcuar repartin defanziv për garat evropiane ndërsa marrëveshja me futbollistin është shumë afër.

Bajrami ka zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Gjilanit duke qenë një nga futbollistët më meritor që gjilanasit vazhduan të jenë pjesë e Superligës pa barazh. 22-vjeçari nga Prishtina shihet si një nga lojtarët më me perspektivë në futbollin kosovar”.

Kujtojme qe Bajrami ka luajtur edhe para tre sezonesh ne Superligen shqiptare duke qene pjese e Skenderbeut te Korçes. Ai eshte nje qendermbrojtes qe luan me kemben e majte dhe ne ditet ne vazhdim pritet te firmose me kuqeblute.