Alivoda sot u zyrtarizua si futbollist i kuqebluve, por ndërkohë në stërvitjen e ekipit të Vllaznisë pasditen e sotme ka patur një “surprizë”. Pjesë e saj ka qenë ehdhe një futbollist afrikan. Bëhet fjalë për senegalezin Mbaba Ndiaye.

I datelindjes 20 dhjetor 2000. mesohet se ai luan ne rolin e mesfushorit me tipare sulmuese dhe do te jete ne prove per pak dite tek skuadra shkodrane. Ndiaye vjen nga Italia ku ka kaluar disa vite formimi ndërkohë që dy sezone më parë ka luajtur me ekipin e Foggias.

Në sezonin e fundit ndërkohë ka luajtur në Seria D me ekipe si Acireale, Troina dhe Nola. Ende nuk është e qartë se kush ia ka sugjeruar drejtuesve të Vllaznisë, megjithatë do të jetë Josa dhe stafi i tij që do të vendosin për fatin e tij.

Kuptohet që ekipi shkodran tashmë nuk ka më shumë kohë për të testuar futbollistë sepse në fillim të javës së ardhshme do të niset drejt Austrisë për stërvitje, por vendimi për senegalezin besojmë se do të vijë shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/