U mendua se trajneri Brdariç do te bente tre levizje ne formacion per ndeshjen e neserme ndaj Skenderbeut, por ne fakt do jene dy ne krahasim me sfiden e kaluar ndaj Partizanit.

Keshtu, Kruja do te luaje ne vend te Gurishtes ne krahun e djathte te mbrojtjes, nderkohe qe ne vend te Krymit ne mesfushe do te luaje boshnjaku Heriç.

Por nderkohe u prit qe te kishte nje levizje edhe ne sulm sepse kroati Aralica e ka kryer skualifikimin me kartona dhe mendohej te ishte ne formacion neser.

Megjithate nuk do te ndodhe keshtu. Stafi teknik mesa duket ka vendosur t’i besoje serish vendin e titullarit ne maje te sulmuesi maqedonasit Djurdjevic.

Te tjeret do jene po ato qe luajten ndaj te kuqve, duke filluar nga Zogoviç, Adili, Diagne, Hakaj, Jonuzi, Da Silva, A.Hoxhaj e Latifi./SHKODRA-SPORT.COM/