Pankinat e skuadrave te kampionatit shqiptar nuk po gjejne qetesi dhe diten e sotme mediat e shkruara kane raportuar per nje tjeter trajner qe largohet. Behet fjale per te mirenjohurin Agim Canaj.

Ai nuk do te jete me trajner i skuadres se Korabit. Trajneri dhe drejtuesit e ketij klubi mesohet se kane arritur nje akord per mbylljen e bashkepunimit ne mes tyre perpara kohe.

Ka ndodhur keshtu sepse Korabi nuk po kalon një periudhë të mirë. Aktualisht mban vendin e nëntë, që të dërgoi në “play-out”. Canaj largohet pas 25 javësh ku u grumbulluan 25 pikë në total. Sfida e fundit me 62-vjeçarin në krye ishte pikërisht ndaj Flamurtarit. Këto të fundit fituan me rezultatin 4-1, më 28 shkurt.

Vetem tre dite me pare u largua edhe trajneri i Kukesit Alfred Allamani dhe tashme ishte rradha e Agim Canajt per te mos e çuar punen e nisur deri ne fund.