Ishte planifikuar te zhvillohej javen qe shkoi ne Manchester, por per shkak te voneses se vizes te kundershtarit te tij, sfida e shumepritur ne mes Nelson Hyses dhe Todorche Cvetkov nuk u zhvillua.

Megjithate kjo perballje do te zhvillohet te shtunen qe vjen, serish ne Angli, por kete here ne Londer. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete boksieri shkodran permes nje postimi te bere pasditen e sotme ne faqen e tij.

Miq, ndeshja do të zhvillohet. Data e re është 15 Shkurt dhe ndeshja do të zhvillohet në Londër!! Le ta bëjmë Londrën Kuq e Zi siç vetëm ne dimë dhe ta sjellim titullin sërish në Atdhe”- shkruan Hysa.

Perballja ne mes ketyre dy boksiereve pritet me shume interes sepse do te luftohet per titullin Kampion Europe te Federates WBO. Titull ky qe mbahet prej vitit te kaluar nga Nelson Hysa dhe ai do te tentoje ta mbroje serish ate.

Kujtojme qe per te do te jete ndeshja e 20-te ne boksin profesionist teksa 19 te parat i ka fituar, madje 17 me KO, ndersa kundershtari i tij ka nje bilanc prej 12 fitoresh ne 12 ndeshje te zhvillur dhe madje 9 fitore i ka me KO./www.shkodrasport.com/