Leonard Kaçaj iu bashkua ekipit te Veleçikut dy dite me pare dhe u mendua se ai do te plotesonte treshen e portiereve te kesaj skuadre bashke me Samet Bajrin dhe Redi Lopçin, por nuk do te ndodhe keshtu.
Diten e sotme eshte mesuar se portieri Bajri eshte larguar nga skuadra koplikase. Lajmi behet i ditur nga “malesia sport”, por pa dhene me shume detaje nese ka kerkuar vete te largohet apo ka patur ndonje arsye tjeter.
Bajri ne fakt ka qene nje nga pikat me te forta te skuadres se Veleçikut ne sezonet e fundit dhe nje largim i tille sigurisht qe i ka prishur jo pak planet stafit teknik te saj dhe pikerisht per kete arsye, eshte marre ne forme huazimi nga Vllaznia portieri i ri Leonard Kaçaj.
Tashme mbetet per t’u pare nese Bajri do te zevendesohet ashtu si duhet. Per momentin ende nuk ka asnje informacion se ku do te vazhdoje karriera e ketij portieri i cili gjate karrieres se tij te deritanishme ka treguar se mund te jete i domosdoshem per çdo ekip./SHKODRA-SPORT.COM/