Lajme te mira per futbollin shkodran. Ajo qe kemi shkruar pak dite me pare ne lidhje me kompleksin e ri sportiv qe pritet te ndertohet ne Shkoder, po fillon gradualisht te vihet ne zbatim.

Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” meson se diten e neserme presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka do te jete ne Shkoder, ku ka planifikuar edhe nje takim me kryebashkiakun Benet Beci, pikerisht per kete qellim.

Ne fakt, fillimisht numri 1 i futbollit shqiptar do te kete nje takim ne ambjentet e Zyres se Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder me te gjithe anetaret e kesaj shoqate dhe pas tij, do te jete pastaj takimi me numrin 1 te Bashkise.

Siç kemi bere te ditur, pritet qe tek Ish- Uzina e Telave te ndertohet nje kompleks i ri sportiv. Hapin e pare do ta hedhe Qeveria qe me nje VKM t’ia kaloje kete toke qe eshte prone- shtet tek Bashkia Shkoder dhe kjo e fundit ne bashkepunim me FSHF-ne te ndertoje te pakten tre fusha futbolli, nderkohe qe KF Vllaznia dhe presidenti i saj Alban Xhaferi do te merren me ndertimin e infrastruktures mbeshtetese (hotelerine).

Projekti eshte per ta bere shume shpejt kete kompleks sepse gjithçka duhet te jete e perfunduar deri ne pranveren e vitit 2025, sepse siç dihet ne qershorin e atij ne Shqiperi dhe kuptohet edhe ne Shkoder do te luhen ndeshjet finale te Kampionatit Europian U17.

Por ekipet finaliste qe do t’i luajne ndeshjet e saj ne Shkoder, duan edhe fusha stervitje ne kushte bashkekohore. Kujtojme qe pak dite me pare ka qene per vizite pune edhe ne qytetin tone nje delegacion i UEFA-s dhe sigurisht qe pike te dobet te organizimit ka shkruar mungesen e fushave te stervitjes. Prandaj dhe shpresat jane qe ky projekt te nise nga puna shume shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/