Ekipi i Pogradecit ka zgjedhur trajnerin e ri. Burime të siguruara nga televizioni Sot 7 bëjnë me dije se Samuel Nikaj është kryepankina liqenore për sezonin e ri. Ky i fundit ishte shume prane emerimit ne krye te Vellaznimit te Gjakoves, por gjerat duket se kane marre rrjedhe tjeter.

Të njëta burime thanë se Nikaj ditën e sotme ka qënë në shoqërinë e drejtorit të përgjithshëm të klubit Nesti Binishi si dhe zyrtarëve të tjerë të klubit pogradecar. Gjithashtu mësohet se Nikaj nesër do të paraqitet zyrtarisht përpara futbollistëve me të cilët do të luajë në kategorinë e dytë.

Nga ana zyrtare bëhet me dije se të gjithë futbollistët pogradecar që kanë luajtur një sezon më parë me skuadrën janë treguar të gatshëm për të luajtur edhe në kategorinë e dytë.

I vetmi liqenor që është larguar zyrtarisht është Marin Abazaj. Gjithashtu Binishi është në bisedime edhe me lojtarë të tjerë të cilët mendohet ti bashkohen skuadrës pogradecare. Ekip që kërkon të rikthehetnë fund të sezonit në kategorinë e parë.
Gjon GJEKA