Lajme te mira per futbollin shqiptar. Qeveria ka miratuar se fundi lejen e ndertimit edhe per stadiumin e qytetit te Vlore, çka do te thote se tashme do te kemi edhe nje tjeter impiant sportiv modern.

Nga sa behet e ditur, puna do te filloje shume shpejt per ndertimin e tij dhe kemi te bejme me nje stadium i cili do te kete nje kapacitet prej 11 mije vendesh dhe po ashtu edhe si “Arena Kombetare”, do te kete prane edhe nje kulle 30 kateshe.

Projekti fitues i stadiumit te ri te Vlores u pat miratuar qe para dy vitesh ne konkursin qe u pat zhvilluar, ashtu si dhe per stadiumet e Durresit dhe Korçes, por duket se i pari qe do te nise ndertimin do te jete tek ky i Vlores.

Ndertimi i nje stadiumi te ri ne vendin tone pas atyre ne Elbasan, Shkoder e Tirane, kuptohet qe do te jete ne te mire te futbollit dhe te shpresojme qe tashme te kemi investime edhe ne fusha dhe kompekse sportive te cilat jane po aq te domosdoshme per rritjen e cilesise se futbollisteve te rinj./www.shkodrasport.com/