Vllaznia po kalon nje forme shume te mire ne kampionat dhe si rrjedhoje kryeson me merite kampionatin pas javes se 6-te te tij. Por nga ana tjeter, ne kete moment vjen nje lajm jo shume i mire per te. Kuqeblute do te jene te detyruar te qendrojne larg “Loro Boriçit”- shtepise se tyre, per nje periudhe njemujore.

Kjo sepse ashtu si çdo vite tjeter, edhe tani duhet bere nderhyrja ne fushen e stadiumit per te bere mbjelljen e barit te tyre. Drejtuesit kuqeblu kane zgjedhur kete periudhe, pikerisht sepse kjo eshte me e pershtatshmja edhe per kalendarin qe ato kane sepse mund te humbasin mundesine per te luajtur vetem nje ndeshje jashte Shkodres.

Behet fjale per ate te javes se 8-te ndaj Elbasanit. Gazeta meson se drejtuesit e te dy klubeve kane rene dakord qe ndeshja e fazes se pare e planifikuar per t’u luajtur ne Shkoder, te luhet ne “Elbasan Arena” dhe ajo e fazes se dyte pastaj te luhet ne “Loro Boriçi”.

Punimet per mbjelljen e barit te ri kane nisur dhe fusha pritet te jete gati ne fundin e muajit tetor dhe planet jane qe ndeshja ndaj Partizanit, e planifikuar me 27 tetor, te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”./www.shkodrasport.com/

KALENDARI

Java 7 Dinamo- Vllaznia 28 shtator (ne Elbasan)

Java 8 Vllaznia- Elbasani 6 tetor (ne Elbasan)

Java 9 Laçi- Vllaznia 19 tetor (ne Laç)

Java 10 Vllaznia- Partizani 27 tetor (ne Shkoder)